Edhe një qytetar i Kosovës vritet në luftën e Sirisë

Kosova

Edhe një qytetar i Kosovës vritet në luftën e Sirisë

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 22:37

Rexhep Morina 26 vjeçar nga fshati Drenoc i Malishevës, thuhet të jetë vrarë në luftën e Sirisë.
Në luftën e Sirisë e ka humbur jetën edhe një i ri shqiptar nga Kosova. Bëhet fjalë për 26 vjeçarin Rexhep Morina, kanë bërë të ditur për lajmi.net, burime të afërta me familjen e të vrarit nga fshati Drenoc i Malishevës.
Rexhepi bëhet e ditur se para disa viteve kishte shkuar për studime në Egjipt, dhe prej aty duket të jetë përfshirë në luftën e Sirisë.
Familja Morina, lajmin për vrasjen e djalit të tyre, bëhet e ditur ta ketë mësuar gjatë ditës së djeshme, kur dy persona me mjekra, janë shfaqur te shtëpia e tyre, dhe i kanë njoftuar duke u thënë se, “djali u ka rënë shehid”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat