Shoqata ”Bereqeti” ndihmon familjet në nevojë

Kosova

Shoqata ”Bereqeti” ndihmon familjet në nevojë

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 22:02

Shoqata ”Bereqeti” me donatorët e saj vendorë dhe ata ta jashtëm, gjatë muajit të Ramazanit ka shtuar aktivitetin humanitar për familjet në nevojë me pako ushqimore. Sikurse edhe herëve të tjera janë ndihmuar edhe familjet nevojtare në Kukës. Humaniteti nuk ka orar e as ditë pushimi thonë aktivistët e shoqatës ”Bereqeti”.

Fitim Flugaj flet për humanitetin i cili nuk iu lejon ditë pushimi dhe njëherësh shpjegon se kurdo që e kërkon nevoja iu janë afër besimtarëve, shqiptarëve dhe kujtdo qofshin ata.

Dhuratat nga donatorët dhe vëllezërit kosovarë janë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, për këtë ju jemi mirënjohës - thotë myftiu i Kuksit Islam Hoxha.

Islam Hoxha flet për kontributet nga BIK dhe shoqata "Bereqeti" qoftë në muajin Ramazan qoftë edhe gjatë muajve tjerë sikurse janë ndihmuar edhe shkollat më herët.

Aktivistët e shoqatës "Bereqeti" thonë se aktivitetin bamirës do ta vazhdojnë edhe pas muajit të Ramazanit, duke mbështetur me artikuj elementarë familjet nevojtare në Kosovë dhe disa vise të tjera sipas nevojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat