Bundestagu inspekton Serbinë për marrëveshjet me Kosovën

Kosova

Bundestagu inspekton Serbinë për marrëveshjet me Kosovën

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 21:12

Autori i “shtatë kushteve” ndaj Serbisë i cili qëndroi para pak ditësh në kryeqytetin serbë, ku deputetëve atje u tha se Serbia mund të hyjë në BE pasi Kosova të anëtarësohet në OKB, pritet të kthehet përsëri në Beograd, për të parë nëse ky vend po e respekton marrëveshjen e Brukselit.

Sipas mediave serbe, Schockenhoff me një delegacion të Bundestagut në Beograd do të shkojë gjatë muajit shtator për të parë edhe një herë nëse po përmbushen kushtet që i janë caktuar Beogradit.

Kjo vizitë pritet të jetë vendimtare për vendimin e Bundestagut dhe Kancelares Merkel në Këshillin Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

Deputetët gjermanë do të vlerësojnë vecmas përparimet në implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për të parë se cfarë ka bërë Serbia në kapjen e njerëzve që kishin djegur ambasadën e Gjermanisë në Beograd, kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Nëse Serbia e humb këtë rast sipas mediave serbe, atëherë shansa e re e saj është 18 dhjetori kur mblidhen përsëri liderët europianë në Bruksel.

“Presim që në tetor do të kemi sukses ta hapim kapitullin 32, që ka të bëjë me kontrollin financiar. I dimë pritjet e disa vendeve të BE’së, por edhe të Gjermanisë rreth kapitujve 23, 24 dhe 35 dhe ne nuk ikim prej kësaj” ka thënë Jadranka Joksimovic ministre pa portofol e ngarkuar me integrimet europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat