Motorin e Adem Jasharit në muze e mbulojnë merimangat

Kosova

Motorin e Adem Jasharit në muze e mbulojnë merimangat

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 20:12

Motori i komandantit legjendar Adem Jashari është njëri prej relikteve të çmuara të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Por gjendja në të cilën ndodhet ai duket se nuk i jep kujdesin që duhet të kenë këto lloj reliktesh.
Motori i famshëm i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është mbuluar nga merimangat.
Megjithatë, ky nuk është i vetmi eksponat të cilit Muzeu i Kosovës nuk i kushton kujdes. Shumë artefakte arkeologjike e etnologjike ruhen në kushte jo të favorshme në institucionin më të lart muzeor në vend.
Kujtojmë, se në lidhje me figurën e Adem Jasharit kishte ndodhur më parë edhe një tjetër lëshim, që lidhej me Muzeun e Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat