Përfundojnë gërmimet në Rezallë

Kosova

Përfundojnë gërmimet në Rezallë

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 18:03

Në Rezallë të Skenderajt kanë përfunduar gërmimet në një hapësirë ku dyshohej se gjendeshin trupa të viktimave të njerëzve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Gjatë luftës në këtë vend ishin varrosur disa persona nga fshati Rezallë të cilët ishin vrarë, nga forcat ushtarake-policore serbe, dhe të zhvarrosur pas tri jave për t’u dërguar në drejtim të panjohur deri më tani, në përpjekjen e forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimit.

Pas gërmimeve në këtë lokacion, ishin gjetur vetëm eshtra të lopëve dhe disa kocka të njerëzve, por që dyshohet të kenë mbetur gjatë zhvarrosjes së trupave nga policia serbe.

Ende edhe pas 15 viteve ky fshat vazhdon të ketë persona të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat