Shpend Ahmeti: Ja çfarë bëra për 6 muaj

Kosova

Shpend Ahmeti: Ja çfarë bëra për 6 muaj

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 14:03

Ahmeti prezanton të arriturat në 6 muajt e parë të qeverisjes së kryeqytetit- 2014-07-19 13:43:17
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar disa nga arritjet në 6 muajt e parë të qeverisjes me kryeqytetin.

Ai ka thënë se në fund të muajit korrik, Komuna do të publikojë raportin e punës të 6 mujorit të parë me detajet e punës në çdo drejtori dhe projektet kapitale.

“Dje kaluam buxhetin e rishikuar që na mundëson fillimin e disa projekteve të reja si parkingun. Po ashtu sivjet fillojmë edhe me shujta si dhe me investime në ormane në klasat 1 - 5 për të lehtësuar çantat. Po mundohemi që t’i bëjmë ndryshimet në ngrohje të shkollave që mos të ketë ngrohje me naftë”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka bërë me dije se sivjet përfundon edhe faza e parë e projektit të Termokosit, projekt përmes së cilit Prishtina më nuk do të ngrohet me naftë por me avull nga KEK-u.
Kryetari i Komunës tha se edhe reforma e trafikut urban ka nisur.
“Kemi shtuar buxhetin për trajtimin e qenve endacakë dhe në mbledhjen e korrikut do të kemi debat në Kuvend Komunal për këtë. Po ashtu kemi rritur buxhetin për bllokimin e trotuareve për makina”, ka theksuar ai.
“Nga 12 zotimet e fushatës, për 6 muaj janë arritur mbi 30 për qind”, ka shtuar kreu i ekzekutivit komunal, Shpend Ahmeti.
Në vijim ju paraqesim një raport më të detajuar të cilin e ka postuar Ahmeti në Facebook:
Rrethrotullimi është zhbllokuar dhe tash është lëshuar në qarkullim. Është zhbllokuar edhe puna në rrethin e Arberisë dhe do të përfundoj sivjet. Në rrugën Enver Maloku tash po punohet në mënyre aktive.
Vitin tjetër me buxhetin që ne e propozojmë do të bëjmë edhe shumë më shumë. Mbesin shumë sfida por bashkë do t’i arrijmë

• Transparenca në arsim, punësimi.
• Ndalja e Ndërtimeve pa leje
• Përfundimi i procesit të legalizimit - tre vite sipas ligjit
• Heqja e taksave administrative për rastet sociale, programe të lirimit nga pagesa për shërbime komunale të grupeve të rrezikuara
• Reformimi i Transportit Publik
Tanimë ka filluar reforma në një bashkëpunim me BERZH në një program mbi 5 milionë euro ku ka filluar.
i. vlerësimi teknik dhe ambiental, do të vazhdohet
ii. me planin e mobilitetit që do t'i caktojë linjat e reja,
iii. prokurimi i autobusëve të rinj së bashku me BERZH dhe do të përfundohet me sistemin e integruar të biletave.
• Zonat e parkingut në Prishtinë
Ato do të ndahen në tri zona, zona qendër, zona II dhe zona III. Aplikimi fillon prej zonës qendër. Nga tani fillojmë me bllokimet e trotuareve për parking aty ku është e mundshme.
• Publikimi i raporteve financiare çdo tre muaj
• Prokurimi transparent
• Certifikatat online - për 48 orë në shtëpi
• Queue management system - sistemi i pritjes
• One stop shop, të gjitha në një sportel
• Shërbime të rregullta mjekësore e stomatologjike për qëllime preventive - vizitat sistematike për vitin 2014
• Luftimi i korrupsionit
• Kontratat me kompanitë e pastrimit në shkolla dhe ambulanca
§ Sigurimi i kontratave për të gjithë
§ Pagat në kohë
§ Respektimi i ligjit të punës
§ Për çdo kontratë të re e kemi edhe kushtin e pagës minimale ekuivalente me pagën e të punësuarve në komunë për barazi (momentalisht 240 euro bruto)
• Infrastrukturë
§ Të gjitha investimet tani vetëm me projekte (në vitin 2013, 17 investime pa projekt)
§ Përgjigje për çdo kërkesë
§ Zhbllokimi i punëve te rreth rrotullimi
§ Largimi i kundërmimit nga sheshi
§ Fillimi i të gjitha projekteve kapitale për sivjet
• Bashkëpunimi me qytetet e tjera në rajon dhe më gjerë
• Identifikimi i naftës së dëmshme në shkolla, marrja e të gjitha masave për të larguar e dërguar në prokurori të gjitha materialet
• Largimi i zyrtarëve të akuzuar për vepra penale sipas ligjit
• Largimi i luksit nga qeverisja dhe reduktimi i shpenzimeve rrjedhëse (karburante, reprezentacion, etj.)
• Pastrimi i deponisë në Lagjen "Arbëri"
• Rregullimi i parkut të qytetit
• Largimi i transportuesve të kufomave nga përballë QKUK dhe rigjelbërimi i asaj pjese
• Marrëveshja me qytetin e Zagrebit për ndihmë në parking, transport publik dhe fusha tjera.
• Marrëveshja me GIZ për përmirësimin e shërbimeve për qytetarë
• Menaxhimi i vërshimit
• Planet rregullative - matjet gjeodezike janë iniciuar për të gjitha në procedurë. Do të bëhen me konkurs jo me çmim më të lirë
• Shujta Falas për klasat e ulëta - fillon në shtator 2014
• Investime në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve - shtator 2014
• Treg për bujqit vendor që në Prishtinë t'i shesin produktet e tyre pa taksa - shtator/tetor 2014 tregu mobil i prodhimeve vendore 3 herë në javë
• Drejtoria e Bujqësisë nga 1 janari 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat