Senatori Dole dhe deputeti gjerman uruan Mustafën

Kosova

Senatori Dole dhe deputeti gjerman uruan Mustafën

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 12:22

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Senatori dhe miku shqiptar, Bob Dole. Senatori Dole e uroi Mustafën me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Siç njofton LDK përmes një komunikate për media, Dole gjithashtu e ka cilësuar Mustafën si “lider dhe vazhdues të denjë të trashëgimisë Rugoviane”.

Ndërkaq, Mustafa gjatë ditës së djeshme, siç bën me dije LDK, pranoi urime edhe nga deputeti i Bundestagut, Andreas Schockenhoff.

“Dr. Schockenhoff uroi Kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mesazhin e qartë të Kryetarit Mustafa në lidhje me dialogun dhe procesin e implementimit të të gjitha marrëveshjeve dhe përfundimisht normalizimin e raporteve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Schockenhoff, sipas njoftimit të LDK-së, gjithashtu është zotuar dhe ka shprehur interesim për bashkëpunim të shtuar ndërpartiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat