Gjinovci: Si do ta ndalë krimin dhe korrupsionin VV-ja me haraçegjitë?!

Kosova

Gjinovci: Si do ta ndalë krimin dhe korrupsionin VV-ja me haraçegjitë?!

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 09:24

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci në një shkrim si reagim ndaj një shkrimi të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni, nder tjerash shkruan se Vetëvendosje, si parti socialdemokratike ka ndërmarrë veprime që çuditën të gjithë ata që s’kanë arritur ta njohin nga afër, siç e njoh ai strukturën e kësaj partie.

“Disa si puna e Zgjimit ndreqen e disa si puna ime nuk ia arrijnë. Epo falemnderit! Nëse me ndreqje Zgjimi dhe partia e tij nënkuptojnë bashkëpunimin me grupet e krimit të organizuar, atëherë unë përfundimisht jam i “pandrequr” e qe besa edhe i “pandreqshëm””, shkruan ai.

Gjinovci thotë se Zgjim Hyseni gjithnjë ka shërbyer si aktivisti më i lexuar, një komunist me peshë në Lëvizje, që u tregon aktivistëve të rinj se si Lëvizja po e mban “kursin e saj të majtë”.

“Pa u zgjatur më shumë në këtë çështje po dua të them se pajtohem mjaft me Zgjimin dhe shkrimin e tij. Po, shteti është kapur nga PDK, po, Kosova ka mungesë sovraniteti, po, negociatat ia kanë cunguar shtetësinë Kosovës dhe po, privatizimi (dhe jo “ky lloj privatizimi”) e mbyt secilën shoqëri.

Por me kë do t’i ndalni ju gjithë këto? - Me haraçegjitë dhe pjesëtarët e organizatave të krimit të organizuar? Dhe si do t’i ndalni ju gjithë këto? - Duke shkuar në negociata si përfaqësues të një qeverie poashtu të shantazhueshme sa ç ‘ishte ajo e kaluara? Këtyre pyetjeve është mirë t’u përgjigjet Zgjimi, e jo të na japë mësime mbi teoritë me një stil të vjedhur”, shkruan tutje Gjinovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat