Kurti priti në takim Ambasadorin e Suedisë

Kosova

Kurti priti në takim Ambasadorin e Suedisë

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 11:50

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Mats Staffansson.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe Sekretare për Marrëdhënie me Jashtë, Puhie Demaku, dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizje Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit në sferën politike dhe pritjet për ngjarjet e ditëve në vijim.

Kreu i Vetëvendosjes, Kurti tha se kemi insistuar të kemi një marrëveshje të shkruar me koalicionin AAK-LDK-NISMA sepse nuk duam që të kemi qeverisje të njëjtë me atë që kemi parë më herët.
“ Ne besojmë se dy proceset që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën deri më sot kanë qenë dialogu dhe privatizimi, prandaj duam që kahja e zhvillimeve të ndryshojë. Ky është momenti më i mirë për të ndryshuar kursin e dëmshëm”,ka thënë Kurti. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat