Vetëvendosje reagon ndaj deklaratave të Qeverisë

Kosova

Vetëvendosje reagon ndaj deklaratave të Qeverisë

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 10:13

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar rreth deklarimeve të Qeverisë së Kosovës për protestat e organizuara në Shkup, të cilin qëndrim e ka quajtur të pavend.
Në një komunikatë për medie, Vetëvendosje ka thënë se në vend të mbështetjes për protestat e drejta të shqiptarëve atje dhe të thirrjes për respektimin e të gjitha të drejtave të nëpërkëmbura të shqiptarëve në Maqedoni, në reagimin e vonuar të Qeverisë së Kosovës u bë thirrje për dialog midis "palëve" duke e shpërndarë përgjegjësinë për dhunën e shfrenuar që u pa në rrugët e Shkupit e qyteteve të tjera.

“Ne protestojmë ashpër ndaj reagimit të padrejtë që Qeverisë në ikje e cila i barazoi protestuesit me qeverinë e cila përdor dhunën dhe të gjithë aparatin shtetëror që të shtypë shqiptarët në ngjarjet e fundit e edhe më herët. Siç jemi deklaruar dhe më herët bëjmë thirrje për lirimin e qytetarëve të arrestuar në protesta, për ndaljen e dhunës e garantimin e të drejtës së protestës:, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, Vetëvendosje i ka bërë me dije udhëheqësve shqiptarë në Maqedoni se çdo reagim e neglizhon reagimin e popullit shqiptar atje për ndajle të dhunës e terrorit si dhe i kontribuon thellimit të shtypjes së shqiptarëve atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat