Të kemi një Gardë unike gjithëshqiptare!

Kosova

Të kemi një Gardë unike gjithëshqiptare!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 16 korrik 2014 Në ora: 09:43

Por, kjo uniformë tradicionale është pritur me reagime të ndryshme si nga shoqëria civile ashtu edhe nga politikanet.

Analisti politik, Krenar Gashi, theksonte, FSK-ja u shfaq me uniforma tradicionale, pa propozime paraprake, pa debat publik dhe pa e ditë kush për këtë farë pune.

“Pasoi një vërshim kritikash nëpër rrjetet sociale; secili paska mendim. Megjithatë, askush nuk kërkoi debat publik apo konsultime. Askush nuk kërkoi t'u dëgjohet zëri. Të gjithë u turrën të thurin lavde ose të shara. O ishte gjest i mirë që na i rriti zemrat, o na preku pa masë meqë na i bëri ushtarët të duken qesharakë. Si çdo çështje tjetër këtyre ditëve, edhe këtë po vazhdojmë ta shohim o bardh, o zi. Kështu, e vrasim mendimin kritik”, ka shkruar Gashi, në facebook.

Ndërsa sociologu Fadil Maloku, ka pohuar se, kjo dëshmon që nuk kemi shtet të vërtetë, ndërsa thotë se e mira do të ishte të kishim një Gardë të vetme unike gjithëshqiptare.

"1. Debati i nxehur pro et contra gardës ceremoniale, përveç tjerash dëshmon se ende s'jemi shtet i vërtetë!
2. Ky debat publik poashtu dëshmon se ende jemi në fazën e vetëkërkimit të identitetit shtetëror...
3. E mira smirës do ishte ta kemi një Gardë të vetme unike e gjithëshqiptare! Por, në rrethanat e procesit të globalizimit "shteti" i Kosovës edhe më tej mbetet vetëm një numër telefoni...! Folklor e ikonografi hesapi!”, ka theksuar Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat