Edita Tahiri dhe Agim ​Bahtiri në veri për kafe

Kosova

Edita Tahiri dhe Agim ​Bahtiri në veri për kafe

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 22:11

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës në detyrë Edita Tahiri dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, janë parë rreth orës 20:00 në veri.
Sipas Kosovapress, Tahiri dhe Bahtiri ishin për kafe në kafiterinë "Dolce Vita" në veri të Mitrovicës.

Siç bëjnë të ditur burime të Kosovapress'it, ata kanë qenë vetëm dhe nuk janë takuar me ndonjë prej autoriteteve serbe, ndërsa pas rreth gjysmë ore qëndrimi, janë kthyer këmbë në jug të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat