Gashi: Në veri nuk do të ndërtohet më asnjë shesh

Kosova

Gashi: Në veri nuk do të ndërtohet më asnjë shesh

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 20:37

Në komunën e Mitrovicës veriore, nuk do të ndërtohet më asnjë shesh.
Kështu ka thënë për KTV’në, ministri në detyrë i Mjedisit, Dardan Gashi. Ai ka thënë se asgjë ilegale nuk mund të ndërtohet në Kosovë.

Sipas tij, punimet në pjesën verirore janë ndalur pasiqë për këtë është biseduar edhe në Prishtinë edhe në Bruksel.

Gashi i ka thënë KTV’së se nuk Asambleja Komunale, nuk mund të miratojnë ligje, por vetëm të miratojnë plane.

Në Ministrinë e Ambientit, janë takuar ekspertë nga pjesa jugore dhe veriore dhe kanë biseduar për ndërtimet në veri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat