Tri ditë zie në veri të Mitrovicës, shkak tragjedia në liqenin e Gazivodës

Kosova

Tri ditë zie në veri të Mitrovicës, shkak tragjedia në liqenin e Gazivodës

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 09:37

Ky organ, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se shpreh keqardhje të thellë për humbjen e katër jetëve, duke shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Kjo është një humbje e madhe dhe e pakompensueshme për të gjithë, para se gjithash për familjet e tyre, por edhe për tërë qytetin. Mitrovica ka humbur katër të rinj, njerëz të suksesshëm dhe kjo do të lë gjurmë në zemrat e të gjithë neve”, thuhet mes tjerash në komunikatë, të nënshkruar nga kryetari i organit të përkohshëm të komunës së Veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq.

Ndryshe, dy të rinj kanë humbur jetën, ndërsa organet janë në kërkim edhe të dy personave tjerë, pas ndeshjes në mes dy barkave motorike që ka ndodhur të dielën në liqenin e Gazivodës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat