Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit të Biznesit në Dubrovnik

Kosova

Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit të Biznesit në Dubrovnik

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 22:49

Jahjaga dhe presidentët tjerë të vendeve të rajonit përpara një numri të madh të bizneseve prezantuan aspektet e zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit, mundësitë dhe klimën për investime të huaja në rajonin e Evropës Juglindore.


Presidentja Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, të tretin me radhë, që sivjet organizohet në Dubrovnik me mikpritës Presidentin e Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviq dhe me pjesëmarrjen e kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, zonjën Angela Merkel.


Gjatë ditës së nesërme, Jahjaga dhe presidentët e tjerë do të mbajnë fjalë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit, bashkëpunimin ndërmjet vendeve të këtij rajoni si dhe paraqitjen e përbashkët të projekteve të infrastrukturës rajonale që pritet të mbështetet edhe nga BE-ja.


Gjatë ditës së nesërme Presidentja Jahjaga dhe presidentët e tjerë do të mbajnë fjalë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit, bashkëpunimin ndërmjet vendeve të këtij rajoni si dhe paraqitjen e përbashkët të projekteve të infrastrukturës rajonale që pritet të mbështetet edhe nga BE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat