Isa Mustafa takon Bashën në Tiranë

Kosova

Isa Mustafa takon Bashën në Tiranë

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 18:03

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa. Nga institucionet shqiptare nuk ishte bërë publike më herët një vizitë e mundshme e kreut të LDK-së në Tiranë dhe as një axhendë konkrete apo qëllimi i vizitës së tij.

Takimi mes dy liderëve të së djathtës ka nisur rreth orës 16:00. Ende nuk janë zbardhur detajet e këtij takimi nga ana e selisë blu në Tiranë, por mësohet se mes tyre është diskutuar për jetën politike të të dyja vendeve Shqipëri-Kosovë, dhe sigurisht për zhvillimet në Kosovë pas zgjedhjeve, dhe vështirësitë në formimin e qeverisë së re.

Mësohet se z.Basha i ka uruar përfaqësuesit e LDK për rezultatet e arritura në këto zgjedhje, për standardet e gjithë procesit zgjedhor. Ndërkohë që të dy liderët kanë shprehur gatishmërinë për tu takuar dhe bashkëpunuar në të ardhmen në kuadër edhe të interesave dhe aspiratave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës, për të ecur së bashku në rrugën drejt familjes europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat