Ta bëjmë bashkimin ekonomik Kosovë – Shqipëri!

Ekonomi

Ta bëjmë bashkimin ekonomik Kosovë – Shqipëri!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 14 korrik 2014 Në ora: 17:15

Është krijuar një ngërç në bashkëpunimi ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ky ngërç është duke e dëmtuar bashkëpunimin në mes të dy shteteve shqiptare. Por pse po ndodh një ngërç i tillë dhe si duhet të veprohet që një produkt i cili gjendet në Shqipëri të gjendet edhe në Kosovë ose anasjelltas dhe të mos jetë më i shtrenjtë sesa një produkti i njëjtë që vjen nga shtetet tjera evropiane ose botërore.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë për gazetën “Bota sot” se është mese e vërtet se, sa i përket raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë, shumë më tepër kemi një ndjenjë ilirike dhe na dirigjojnë emocionet sesa një funksionalitet ose një partneritet i bazuar në interes.

“Është koha ku duhet të ndalemi dhe të ndahemi nga e kaluara dhe të mendojmë drejtë ardhmërisë, në qoftë se mendojmë ta fuqizojmë formën e bashkëpunimit në të ardhmen atëherë duhet të jemi të orientuar në një interes të përbashkët ose në krijimin e të ashtuquajturave vin-vin”, thotë Gërxhaliu.

Gërxhaliu thekson se, për fat të keq mes Kosovës dhe Shqipërisë shumë më tepër është krijuar një ngërç i cili e dëmton bashkëpunimin ekonomik sesa që e avancon.

“Dhe nga vetë fakti se jemi dy shtete e një popull të ndarë besoj që e meritojmë një avancim dhe një zhvillim më të hovshëm të bashkëpunimit ekonomik, po për fat të keq si duket në vitet e 90-ta është krijuar një ngërç i mosbesimit në këtë relacion Prishtinë-Tiranë dhe Tiranë-Prishtinë, dhe sot për fat të keq edhe në Tiranë edhe në Kosovë shumë më tepër depërtojnë produkte të vendeve të treta sesa ato nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri, dhe në këtë mënyrë dhe në këtë formë të bashkëpunimit nuk i bëhet nder kombit, nuk i bëhet nder rrugëtimit drejt familjes evropiane dhe definitivisht si dy shtete të një populli të ndarë jemi çdo ditë e më joserioz në aspektin ekonomik”, potencon ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat