Thaçi ndërron temë!

Kosova

Thaçi ndërron temë!

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 17:02

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi si duket është shumë komod, ani pse situata politike në vend nuk është aspak e favorshme.
Duke anashkaluar, situatën e krijuar në vend, e vakuumin institucional ai gjen kohë për t’i përcjellë festat e shteteve të tjera e për t’i shprehur urimet përmes rrjetit social Facebook.

Njësoj ka bërë edhe me Ditën Kombëtare të Francës.

Lexoni të plotë urimin e Thaçit, në Facebook:

“14 korriku është dita kombëtare e Francës. Unë dëshiroj që ti uroj popullit mik francez gëzuar këtë festë të lavdishme e të shpreh mirënjohjen e madhe që Kosova ka dhe do të ketë përherë për ndihmën bujare që na ka dhënë ky vend. Kjo datë kujton Revolucionin Francez të vitit 1789 dhe i gjithë njerëzimi është mirënjohës ndaj Francës dhe e kujton me nderim këtë ngjarje që ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm emancipues anembanë Evropës. Ky revolucion jetësoi vlerat iluministe të lirisë, vëllazërisë dhe barazisë duke hedhur hapat e para drejt ndërtimit të një shteti modern të unitetit kombëtar, ku sovran është vullneti i popullit, ku qeverisja bëhet në frymën e ligjeve, ku mbizotëron laiciteti dhe ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. HTH”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat