Unë jam tërhequr nga pronësia e Hotelit Grand – nuk do të konkurroj më

Kosova

Unë jam tërhequr nga pronësia e Hotelit Grand – nuk do të konkurroj më

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 15:45

Biznesmeni Remzi Ejupi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për ta rrëzuar ankesën e Zylqif Berishës për Hotelin Grand.
Ejupi, bashkë me Behgjet Pacollin, kanë pasur hise në këtë hotel, por duket se Ejupi përfundimisht ka hequr dorë nga Grandi.

“Une kaherë jam tërhequr nga pronesia e Hotelit Grand pasi qe kam parë dallaveret dhe manipulimet që kane bere institucionet e Kosoves me kete rast. Dhe as qe do t'jem pjese e gares per privatizimin e ketij hoteli. Tash aty ka mbetur vetem Pacolli me Berishen”, ka deklaruar Ejupi për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat