Shpend Kursani tregon se si duhet të sillen liderët e Kosovës me përfaqësuesit ndërkombëtarë

Kosova

Shpend Kursani tregon se si duhet të sillen liderët e Kosovës me përfaqësuesit ndërkombëtarë

Nga: M.Lakna Më: 14 korrik 2014 Në ora: 11:49

Analisti Shpend Kursani, i ka dhënë disa këshilla për liderët politik të vendit, se si ata do të duhej të silleshin karshi përfaqësuesve ndërkombëtarë që vijnë për ta vizituar Kosovën.
Me anë të një postimi në rrjetin social, Kursani tregon se çka bëhet që nuk duhet të bëhet e çka nuk bëhet që duhet të bëhet sa herë që vine përfaqësuesit e shteteve perëndimore dhe (disa tashme) lindore që na e kanë ndihmuar çlirimin me mbështetje ushtarake nga ajri:
Më poshtë mund ta lexoni të plotë atë që e ka shkruar analisti Kursani:
1. Ne gjinthjë i pyesim se cka ata po presin prej neve, ne vend se ne ti pyesim ata çka na presim prej tyre;
2. Ne gjithnjë presim në kryeqytetin tonë që ata të na thonë cka të bëjmë, edhe atëherë kur këtë nuk e kanë ndërmend as vete ata ta bëjnë, ne vend se ne t'i themi diçka atyre ne kryeqytete e tyre;
3. Lideret politik te Kosoves mjaftohen vetem me fotografi te perbashketa me keta zyrtar te huaj, ne vend se te MOS mjaftohen as me ndihme konkrete diplomatike, politike, e ushtarake, gjithnje pa fotografi;
4. Ne gjithnje i pyesim ata se cka ATA mendojne per politikat ditore te Kosoves; ne vend se ne t'u tregojme se si DUHET te jene politikat strategjike dhe ndihma e nevojshme nga ATA;
5. Lideret politik te Kosoves gjithnje nguten t'u tregojne atyre qe me zell do te futen ne negociata me Serbine, ende ata pa ju permendur nje gje te tile, ne vend se t'ua kujtojme me nje shembull hipotetik se si ata do te ndiheshin po te futeshin ne negociata per rregullimin e brendshem te shtetit te tyre me nje shtet fqinj i cili ka bere dhune e terror mbi ta e i cili ende i mbane ne kushtetuten e saj, dhe here here kercenon me kthim pas;
6. Lideret politik te Kosoves gjithmone jane pergjegjes ndaj ketyre vizituesve nderkombetar nderkaq flasin me ta se cka do te bejne me popullin, ne vend se te jene pergjegjes ndaj popullit qe i zgjedhe e te flas me kete popull se cka do te bejne me keta vizitore nderkombetar;
7. Lideret politik te Kosoves gjithnje korruptohen duke e vjedhur e mashtruar qytetarin e tyre per ta mbrojtur poziten dhe kontaktin me keta nderkombetar, ne vend se t'i "vjedhin e mashtrojne" keta nderkombetar per ta ruajtur komunikimin me qytetarin dhe interesin shteterore;
8... e shume anomali tjera qe hasen jo vetem tek klasa politike, por edhe tek te ashtuquajtur intelektual, etj..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat