Maliqi: Të mos luhet me durimin e shqiptarëve

Kosova

Maliqi: Të mos luhet me durimin e shqiptarëve

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 22:20

Krerët e shtetit të Maqedonisë duhet të bëjnë përpjekje që problemet e krijuara atje në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve të zgjidhen me dialog politik, nëse dëshirojnë të kenë një shtet stabil. Ndërkaq i mbetet kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski që të kërkojë që organet e drejtësisë së shtetit të ofrojnë fakte dhe argumente për dënimin e gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”.

Gjithashtu përfaqësuesit e shtetit duhet të respektojnë dhe ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit të nënshkruar 13 vjet më parë. Në të kundërtën, sipas njohësit të çështjeve politike, Shkëlzen Maliqit, situata politike e sociale në Maqedoni, mund të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen e tensionuar.

“...nuk është menaxhuar mirë ky proces atje, nuk ka transparencë sa duhet që të bindet opinioni shqiptarë, se vërtet ata janë grup terroristë...pse gjyqi dhe prokuroria e mban të fshehta ato dosje për këta njerëz, nga ana tjetër ky është një proces i cili ende nuk ka përfunduar duhet të presim ka instrumente të tjera është shkalla e dytë e tretë, që munden me kthy në normalitet . Por nuk është situata mirë atje derisa nuk po realizohet deri në fund Marrëveshja e Ohrit...”, tha Shkëlzen Maliqi për RTK-në.

Nuk është koha që në Maqedoni të ketë një luftë të re, përkatësisht një konflikt ndëretnik i shkallës së lartë, thekson Maliqi. Prandaj, partitë shqiptare në Maqedoni, në radhë të parë BDI-­ja e cila është pjesë e pushtetit, e gjithashtu edhe PDSH­ja, duhet më tepër të përqendrohen dhe të kenë kujdes në menaxhimin e situatës dhe të kenë veprime konkrete që ndërlidhen me atmosferën e krijuar në Maqedoni, se sa në zënien e karrigeve dhe posteve
politike.
“...nëse duhet të kthehet mirëbesimi, në mes të të dy komunikteteve, në mes dy popujve që janë konstituiv në njëfare dore për mbijetesën e shtetit të Maqedonisë, duhet të ketë respekt më të madhë të ndërsjelltë, po ashtu edhe një përgjegjësi më e madhe edhe e VMRO-­së që është atje në pushtet por edhe të partive shqiptare, se edhe ato ndonjëherë duke luftuar në mes vete për fotele për karriga për me qenë në pushtet e harrojnë që duhet ta kenë një platformë të përbashkët ku atëherë shqiptarët do të faktorizoheshin më shumë....”, tha ai.

Maliqi porositi drejtuesit e shtetit të Maqedonisë dhe vetë partitë shqiptare atje, që mos të luhet me durimin e shqiptarëve, por të kenë mendjen për arritjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë dhe përmbajtjesore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat