Tri goditjet amerikane kundër Thaçit... një buzëqeshje e ngrirë e tij!

Kosova

Tri goditjet amerikane kundër Thaçit... një buzëqeshje e ngrirë e tij!

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 18:36

Pas takimit me të famshmen Victoria Nuland, Kryeministri në ikje, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook ka postuar këtë tekst: “Sot pata kënaqësinë të prisja në takim Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, mikeshën time të vjetër zonjën Victoria Nuland. Folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon dhe i theksova që Kosova do u përmbahet angazhimeve të ndërmarra për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe do vijojë më tutje me dialogun. Ajo është një mbështetëse e hershme e çështjes së Kosovës dhe mes të tjerave, gjatë bisedës kujtuam bashkëpunimin tonë gjatë fundit të viteve të 90-ta. HTH”.
Në fakt, buzëqeshja e tij e ngrirë vjen pas tre goditjeve të zyrtarëve të lartë amerikan(e).
E para ishte kur Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, Tracey Jacobson, me datën 4 Korrik të këtij viti haptazi refuzoi të merrte fjalën e rastit në hapjen e punimeve të Autostradës në drejtim të Shkupit nga kompania Bechtel Encka, shkruan portali blic.
E dyta goditje i ngjau po të njëjtën ditë, pra me 4 Korrik, në Rezidencën e Ambasadores Amerikane ku në prani të qindra mysafirëve u shënua Pavarësia e shtetit mik me ç’rast Jaboson në fjalën e saj përshëndetëse të gjithë mysairëve u dëshiroi mirëseardhje... dhe përmendi vetëm Presidenten Jahjaga. Por jo edhe Kryeministrin në shkuarje, Thaçin.
Goditja e tretë, Thaçit i ngjau sot, me datën 13 Korrik, ku Victoria Nuland nuk pranoi jo vetëm që të prononcohet për media pas takimit me Thaçin, por çfarë është më se e rëndësishme, nuk pranoi as të citohet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit në ikje.
Prandaj e tëra që Thaçit sot i mbeti të bënte ishte që ta bënte një manifest politik nga prizmi i tij partiak si dhe kjo foto me këtë buzëqeshje të ngrirë. Pas tre goditjesh brenda vetëm 10 ditëve nga miqtë amerikanë të Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat