Sekretet e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Kosova

Sekretet e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 17:09

Kryeministri i ardhshëm i qeverisë së re LDK-AAK-NISMA zyrtarisht do të kërkoj shkarkimin e kryetarit të dënuar të Prizrenit.

“Jerusalemi” i PDK-së, Prizreni në vjeshtë shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse pritet largimi i kryetarit Ramadan Muja (PDK), i dënuar nga gjykata. Kryeministri i ardhshëm i qeverisë së re LDK-AAK-NISMA zyrtarisht do të kërkoj shkarkimin e kryetarit të dënuar të Prizrenit. Kjo u shpallë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK më 11 korrik 2014 në Prishtinë dhe kjo parti shpalli zgjedhjet në degën e LDK në Prizren e cila deri më tani udhëhiqej nga i dorëhequri Eqrem Kryeziu.
Mbledhja e LDK-së ishte vetëm një formalitet, ku shumica absolute e 115 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dëshmuan unitet dhe i dhanë mbështetje të pakontestueshme kryetarit Isa Mustafa si kandidat për kryetar parlamenti dhe për krijimin e koalicionit LDK-AAK-NISMA. Në mbledhje kishte 84 vota pro, pak abstenime dhe asnjë votë nuk ishte kundër. Abstenuan formalisht dhe pa kundërshti: Armend Zemaj (Deçan), Sali Asllanaj (Suharekë), Kimete Bytyçi (Suharekë), Izet Avdyli (Gllogovc), Nebih Zariqi (Prishtinë). Abstenimi i këtyre anëtarëve të KP LDK ishte formalisht dhe këta nuk bënë asnjë zhurmë ose kundërshti gjatë mbledhjes, bile as që kanë diskutuar. Kjo nënkuptohet si formalitet i mbledhjes. Aty kishte pak diskutues: Isa Mustafa, Arben Gashi, Lutfi Haziri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat