Ligji për veteranët, FMN tërheq mjetet në rast të mos nisjes së zbatimit të tij

Kosova

Ligji për veteranët, FMN tërheq mjetet në rast të mos nisjes së zbatimit të tij

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 20:58

Mesi i shtatorit thuhet të jetë fundi i procesit të verifikimit të veteranëve të UÇK’së, ndërsa pas kësaj do të pritet të të paktën edhe dy muaj para se të nis implementimi i ligjit.
E në rast se Ligji për Veteranët e Luftës së UÇK’së nuk nis së implementuari këtë vit, FMN’ja mund të tërheqë 10 milionët e deponuara për këtë qëllim.

Janë 66 mijë emra që janë dashur të filtrohen në komisionet për verifikimin e veteranëve të UÇK’së.

Aktualisht në procedurën e verfikimit janë tri zona operative të UÇK’së.

Procesi pritet të përfundoj më 15 shtator të këtij viti.

“Të gëzohen këto benificione është e pamundshme derisa derisa nuk është kryer verifikimi”, tha Smajl Elezaj, u.d i kryetarit të OVL’së së UÇK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat