Jakupi fyhet me sharje, kërkon ndihmë nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i (FOTO)

Kosova

Jakupi fyhet me sharje, kërkon ndihmë nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i (FOTO)

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 15:22

Në një postim në rrjetin social ish-kryeparlamaentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shkruar se edhe një herë e njoftoj opinionin publik, se njerëzit e yshtur nga politika e Hashim Thaçit po vazhdojnë me fyerje e sharje.

Sot nga një Daut Durmishi nga Skënderaj e i cili siç thotë, punon në Gazetën Express ka vazhduar me sharje në faqën e FB.

“Kjo është njëra nga shumë dëshmit, se ky Grup mafioz nuk është duke u bërë merak për privilegjet që i jep pushteti ligjor, por janë duke i mbrojtur privilegjet e nëntokës me çdo kusht e pa zgjedhur mjete.

Kërkoj nga organet e pa kapura të pushtetit që ti kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit. Te njajten gjë e kërkoj edhe nga EULEX-I”, ka shkruar Krasniqi në FB./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat