Skenari për propozimin e kandidatit për kryeparlamentar ende s'ka përfunduar

Kosova

Skenari për propozimin e kandidatit për kryeparlamentar ende s'ka përfunduar

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 12:46

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina, e cila do të udhëheq seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, nuk do të ketë të drejtë ta interpretojë rregulloren. Ende nuk është vendosur se kush ka të drejtë të bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit.
Këtë vendim të kryesisë së Kuvendit e ka bërë të ditur Glauk Konjufca, anëtar i përbërjes së vjetër të Kryesisë.

“U morëm vesh që të mos ketë interpretim nga ata që do të udhëheqin seancën e parë. Skenarin do ta caktojmë dhe do të dihet se kujt do t’i jepet e drejta për të propozuar” ka thënë Konjufca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat