Krasniqi: Në vend të “Xhamisë së Llokaqit” komunistët shqiptarë ndërtuan teatrin kombëtar të stilit sllavo-rus

Kosova

Krasniqi: Në vend të “Xhamisë së Llokaqit” komunistët shqiptarë ndërtuan teatrin kombëtar të stilit sllavo-rus

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 09:34

Hoxhë Shefqet Krasniqi, thotë se që në fillim të sundimit të vet Partia Komuniste kishte vendosur xhamitë nën shënjestër.

Sipas tij, për pasojë ajo rrënoi qindra xhami. Ndër më të rëndësishmet prej tyre ishte “Xhamia e Llokaqit”, mu në qendër të Prishtinës, e cila u rrënua sipas planit urbanistik të qytetit me 1953.

Kjo strategji famëkeqe do të ndiqet më vonë edhe nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq, dhe regjimi i tij, të përkrahur pa kursyer nga Kisha Ortodokse, ku vetëm gjatë luftës së fundit 1998/99 dogjën dhe rrënuan për tokë mbi 218 xhami. Ndër më të rëndësishmet prej tyre ishte edhe “Xhamia e Ibrit” në Mitrovicë, që u shkatërrua deri në themel me 1999.

“Në vend të “Xhamisë së Llokaqit” komunistët shqiptarë ndërtuan teatrin kombëtar të stilit sllavo-rus. Ndërsa në vend të “Xhamisë së Ibrit” strukturat paralele serbe sot po ndërtojnë të ashtuquajturin “Parku i Paqes” dhe sheshin “Car Lazar”. Shqiptarët kurrë nuk ia panë hairin tetarit të tyre, kurrë nuk u shkoj puna si duhet. Madje edhe sot e kësaj dite ata nuk po mund të merren vesh mes vete, njëri thumbit e tjetri patkoit.

Këtyre ditëve, në disa shkrime, madje u raportua se edhe janë rrahur mes veti dhe se punët i kanë lëmsh. Eh, Zoti është i madh, si do të mund të bëhen rehat ata që uzurpuan tokën e vakëfit. Besojmë shumë te Zoti i Madh se as serbët nuk do të ia shohin hajrin kurrë atij vendi. Njerëzit janë shkurt-pamës, oportunist dhe shfrytëzojnë me rastin, por ja që në periudhat më afatgjata i madhi Zot u kthen atyre zullumet dhe padrejtësitë në bumerang”, ka shkruar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat