Alarmohen serbët: Ndërsa ne po vdesim, Kosova shtohet me 20 mijë banorë çdo vit

Kosova

Alarmohen serbët: Ndërsa ne po vdesim, Kosova shtohet me 20 mijë banorë çdo vit

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 09:23

Shifrat e statistikave të shtimit të popullsisë në Kosovë i kanë alarmuar mediet serbe. Linja e rreth 27 mijë foshnjave dhe vdekja e vetëm 7 njerëzve në Kosovë dhe krahasimi i situatës me atë në Serbi, ku vdekshmëria është më e lartë se sa lindshmëria, ka bërë që ky vend mos ndihet i qetë.

Një shkrim i botuar në portale tregohen shifrat e shtimit të popullsisë në Kosovë, bazuar në matjet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë që në Serbi të jetë titull kryesor i medieve.

Media serbe duke e botuar këtë lajm, kanë bërë krahasime me situatën në Serbi. Ato kanë shkruar se derisa në Serbi vdekshmëria është më e madhe se lindshmëria, në Kosovë shtimi i popullsisë është rreth 20 mijë banorë çdo vit.

Në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vend çdo vit lindin rreth 27 mijë foshnje, ndërsa vdesin rreth 7 mijë njerëz, që mesatarja e shtimit të popullsisë del te jetë rreth 20 mijë banorë.
Gjithashtu Kosova ka shënuar përparime edhe në mesataren e jetëgjatësisë e cila tani është 76.7 vjet. Femrat në Kosovë jetojnë mesatarisht deri në 79.4 vjet, ndërsa meshkujt 74.1 vjet.

Kosova sa i përket popullsisë, ka edhe një përparësi tjetër pasi atë e ka më të re në Evropë, ku vetëm shtatë për qind e popullatës është mbi moshën 65 vjeçare. Moshën nga 1 deri në 14 vjeç e përbëjnë 28 % të popullsisë, ndërsa 15 deri në 64 vjeç, 65% e popullsisë. E për dallim nga Kosova, mosha mesatare në Serbi është 43 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat