Mbi 19 mijë të rinjë konkurrojnë për 300 vende në polici

Kosova

Mbi 19 mijë të rinjë konkurrojnë për 300 vende në polici

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 08:44

Mbi 19 mijë të rinj kanë konkurruar për 300-400 vende pune në Polici. Kjo nga ekspertët shihet më shumë si krizë e papunësisë sesa që e duan aq fort uniformën.
I tërë procesi do të përfundojë në nëntor të këtij viti, ndërsa policët e rinj pritet që ta fillojnë punën në fillim të vitit të ardhshëm,shkruan tribuna.

Konkursi ishte shpallur me 26 maj dhe ka vazhduar deri më 17 qershor.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelanit janë mbi nëntëmbëdhjetë mijë aplikues të cilët kanë konkurruar në konkursin për zyrtarë policorë. Por, Kelani nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa policë të rinj do të pranohen nga ky konkurs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat