Molliqaj: Vendi ka nevojë për qeveri dhe politikë të re

Kosova

Molliqaj: Vendi ka nevojë për qeveri dhe politikë të re

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 00:40

Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje thotë se kërkojnë përgjigje me shkrim në kërkesat e dërguara bllokut LDK-AAK-NISMA, në mënyrë që VV të marrë qëndrim lidhur me votim ose jo të bllokut.
Në Interaktiv të KTV’së, Molliqaj tha se VV kërkon jo vetëm ndërrimin e qeverisë por edhe një politikë të re.

E përgjigjja me shkrim që kanë marrë nga AAK’, nuk i ka kënaqur. Tha se bisedimet janë në fazën finale.

“Kemi pasë përafrime të theksume këto ditë në diskutime me gojë dhe ajo që ne kemi reflektu në ditën e djeshme kur kemi qenë në takimin e fundit është që nuk ka kurrfarë kuptimi që ne të kemi përafrime vetëm verbale, diskutime të cilat janë përafruese nëse ato nuk reflektohen në një dokument të përbashkët në të cilin do të kenë qasje të gjithë opinioni publik”, tha Molliqaj.

Sipas tij nëse do të ketë një marrëveshje me shkrim në mes të bllokut dhe VV’së, do të ketë politika të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat