Arben Gashi: Nuk jam i kënaqur me koalicionin, Qeveria të udhëhiqet nga LDK

Kosova

Arben Gashi: Nuk jam i kënaqur me koalicionin, Qeveria të udhëhiqet nga LDK

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 01:02

Arben Gashi, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se është regjistruar në Kuvend si deputet i grupit LDK-AAK-NISMA.
Gashi në Interaktiv, tha se LDK ka bërë zgjidhje pragmatike, duke vendosur për bllokun qeveritar.

“Unë mendoj se LDK në situatën në të cilën gjendet është dashtë të bëjë një zgjidhje pragmatike”, tha Gashi, duke pamundësuar formimin e një qeverie nga PDK.

Por ai ripërsëriti se qeverisja më e mirë do të ishte nga LDK’ja. Tha se nuk është i kënaqur me koalicionin.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin zgjedhor dhe me koalicionin pasi mendoj se qeveria duhej të udhëhiqej nga LDK”, tha Gashi.

Gashi tha se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, ditën e nesërme do të flas lidhur me këtë.

Tha se ka edhe të tjerë në LDK që ndajnë mendim të ngjashëm me të.

Ai tha se sipas informacioneve që ka Ramush Haradinaj, ka kushtëzuar me postin e kryeministrin lidhur me koalicionin e bllokut opozitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat