Në fundjavë pritet përfundimi i rrethrrotullimit për Veternik

Kosova

Në fundjavë pritet përfundimi i rrethrrotullimit për Veternik

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 00:46

Këtë fundjavë pritet të përfundojë rrethrrotullimi që qon drejt Veterrnikut, raporton KTV.
Megjithëse qytetarët janë ankuar se punimet te rrethi që çon drejt Veternikut janë vonuar, drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thekson se projekti po përfundon në afatin e paraparë.

Ai ka lavdëruar cilësinë e punëve nga punë kryerësi, duke thënë se gjatë gjithë kohës inspektimet i ka bërë vetë. Drejtori i Infrastrukturës theksoi se edhe puna në tunel do të përfundojë brenda javësh.

Punimet në këtë rrugë patën nisur në gjysmën e vitit 2012, por u zvarritën deri sivjet, shkaku i telasheve pronësore me pompën e benzinës Kosova Petrol.

I tërë projekti kushton 5.4 milionë euro, gjysmën e të cilave i ka ndarë Ministria e Infrastrukturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat