Debat i nxehtë në mes Haradinajt dhe Kurtit

Zgjedhjet 2014

Debat i nxehtë në mes Haradinajt dhe Kurtit

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 22:48

Takimi i liderëve të partive opozitare , LDK, VV, AAK dhe NISMA.është përcjell me debate të nxehta. Burime të mediave bëjnë të ditur se ky takim kaluar me tensione të ashpra në mes liderëve.

“Ramush Haradinaj ka kërkuar mirëkuptim nga Vetëvendosje me leshu pe, por kjo është kundërshtuar nga Albin Kurti edhe te tjerët. Ka një tendencë nga Haradinaj vetëm për t’i marr votat pa i plotësuar kërkesat tona për atë edhe ju kemi dhënë afat deri të delen”, ka thënë një burim brenda VV-së, raportojnë mediet.

Me këtë rast edhe lideri Vetëvendosjes, Albin Kurti grupeve punuese iu ka dhënë ultimatum deri ditën e diele për të arritur marrëveshje dhe përputhje për pikat të cilat Lëvizja e Vetëvendosje po i kërkon të plotësohen, në mënyrë që ta përkrah këtë koalicion për qeverisje.

Ndryshe, ky është takimi i parë që ka nxjerr në pah dallimet që kanë koalicioni i partive opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat