Thaçi shtron iftar për Bashkësinë Islame dhe minoritetet

Kosova

Thaçi shtron iftar për Bashkësinë Islame dhe minoritetet

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 22:39

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame dhe për përfaqësues të partive minoritare.

Thaçi në rrjetin social ka thënë se ka pas kënaqësinë të shtrojë iftar.

"Sot pata kënaqësinë të shtroja iftar për përfaqësuesit e nderuar të bashkësisë islame dhe përfaqësues të partive minoritare. Feja islame jep një kontribut shumë të çmuar në promovimin e vlerave, moralit dhe edukatës në shoqërinë tonë. I urova atyre, dhe nëpërmjet tyre, të gjithëve besimtarëve myslimanë në Kosovë, agjërim të mbarë e të lehtë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. HTH", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat