Bashkësia Islame në Mitrovicë: Barrikadat në veri u ndërtuan në pronë të xhamisë

Kosova

Bashkësia Islame në Mitrovicë: Barrikadat në veri u ndërtuan në pronë të xhamisë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 21:07

Për ndërtimin e të ashtuquajturit “Park i Paqes” dhe sheshi “Car Llazari” ka reaguar edhe Bashkësia Islame, për të cilën thonë se janë dëmtuar.Bashkësia Islame, përmes një reagimi dërguar medieve po thotë që ndërtimet e fundit, po bëhen në pronë të Bashkësisë Islame.
“Nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës jemi njoftuar se pikërisht në truallin - vendin ku deri në vitin 1999, ka qenë "Xhamia e Ibrit", e të cilën forcat serbe e shkatërruan deri në themel, tani strukturat "legale" të Mitrovicës së Veriut, 15 vjet pasi e shkatërruan xhaminë tani duan që të tjetërsojnë edhe truallin e saj, duke pretenduar ndërtimin e një sheshi”, thuhet në reagimin e tyre.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës e dënon ashpër këtë veprim, që sipas tyre është tendencioz që për thelb ka spastrimin etnik e fetar të asaj pjese të Kosovës nën vellon e krijimit të kushteve për komunitetin.

“As kush nuk ka të drejt të tjetërsoj pronën e huaj, e aq më pak edhe të ndërtoj mbi te, veçmas kur kjo bëhet nga të zgjedhurit e popullit na kujton ditët e pushteteve që tashmë i takojnë të kaluarës”, thuhet më tutje në reagimin e BI-së.

Bashkësia Islame, dënon këtë akt të turpshëm dhe kërkon nga institucionet e vendit dhe faktorët ndërkombëtar: EULEX-i, KFOR-i, OSBE-ja, Ambasada e SHBA-ve dhe Ambasadat e shteteve perëndimore që sa ma shpejt të ndërhyjnë e mos të lejojnë që vendi i xhamisë të tjetërsohet.

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk heq dorë nga prona e saj, për më tepër nga vendi i xhamisë.

“Ne angazhohemi për paqe, mirëkuptim, bashkëjetesë e tolerancë, por të njëjtën gjë e presim edhe nga të tjerët”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat