Vetëvendosje gati për të qenë pjesë e qeverisë

Zgjedhjet 2014

Vetëvendosje gati për të qenë pjesë e qeverisë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 20:58

Takimi i sotëm i cili zgjati rreth 3 orë, ku pjesëmarrës ishin 12 përfaqësues të të katër partive, u vlerësua si më përmbajtjesori nga liderët e partive opozitare.
Në takim, janë diskutuar në detaje çështjet e dialogut me Serbinë, privatizimit dhe qeverisjes së re.

Pas takimit, janë prononcuar Kurti e Haradinaj.

Kurti ka dalë mjaftë entuziast nga takimi duke thënë se ky ishte takimi më përmbajtjesor i të gjitha takimeve të realizuara deri më tani.

“Ishte një takim shumë përmbajtjesor, madje mund të them se ishte më përmbajtjesori i të gjitha takimeve që kemi zhvilluar deri më tani. Jemi në fazën e bisedimeve ku i kemi diskutuar në hollësi të gjitha çështjet sa i përket dialogut, privatizimit e tema të tjera që na preokupojnë. Ajo çfarë kemi arritur në fund është krijimi i një ekipi të punës i cili përbëhet prej katër përfaqësuesve nga secili subjekt dhe të cilët do të kenë afat deri këtë të diele që të merren vesh për dakordimin tonë,” ka thënë Kurti, duke shtuar se Vetëvendosja nuk mund ta japë votën në parlament pa arritjen e marrëveshjeve paraprake, të cilat kanë afat të arrihen deri të dielën.

Kurti ka potencuar se janë të gatshëm t’i bashkohen ekzekutivit të ardhshëm, mirëpo kjo varet nga marrëveshja që ata do të arrijnë paraprakisht.

“Ne jemi të gatshëm dhe të interesuar që t’i marrim përgjegjësitë tona në ekzekutivin e ardhshëm, por kjo do të mund të bëhet vetëm pas marrëveshjeve paraprake, që duhet të jenë edhe sa i përket kursit të shtetit pra në fushën e dialogut e të privatizimeve, edhe në programin e ardhshëm qeveritar dhe ndarjes së resoreve qeveritare më pastaj,” ka thënë ai.

Haradinaj ndërkaq, është treguar i kujdesshëm, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje dhe marrëveshjet e mundshme me të, duke thënë se i kanë përafruar shumë qëndrimet dhe aspektet programore, mirëpo pritet që grupi i ekspertëve i zgjedhur sot, të punojë për arritjen e marrëveshjeve për të cilat janë dakorduar sot gjatë takimit.

“Mendoj që po shkojmë kah një qartësim, mirëpo ende nuk guxoj të prejudikoj. Megjithatë ne jemi kujdesur për t’ia shtuar edhe një instrument, pra një ekip të ekspertëve të cilët do të punojnë në mënyrë ndërsjellë në mënyrë që në takimet ardhshme ne të mund të ecim me hapa më të shpejtë e më të saktë,” ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se vetë fakti që lidershipi katër partive politike ka marrë gjithë këtë kohë sot, do të thotë se ka mundësi për arritjen e një marrëveshjeje.

“Mirëpo, prapë se prapë, duket të jem i kujdesshëm që të mos prejudikoj këtë çështje.”

Sa i përket dialogut, Haradinaj u shpreh se me marrëveshje edhe me LVV’në, do të zhvillojnë dialog të hapur me serbët.

Ai gjithashtu ka theksuar që po presin një përgjigje edhe nga minoritetet jo serbe, të cilat i kishte takuar mbrëmë me ç’rast u kishte shtruar iftar

Parimi i kësaj qeverie, sipas Haradinajt, është ndryshimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat