Xhihadistët shqiptarë duke bërë qejf në tokat e pushtuara në 'Sham' (Video)

Kosova

Xhihadistët shqiptarë duke bërë qejf në tokat e pushtuara në 'Sham' (Video)

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:11

​Ka disa ditë që në "What’s up" po qarkullon kjo video. Nuk dihet kush është autor i xhirimit dhe as si u plasua.
Por ajo që vërehet e dëgjohet qartë është edhe zëri shqip i disa nga ata që argëtohen e freskohen në këtë pishinë për të cilën thuhet të jetë e një milioneri në Sirinë e përfshirë nga lufta civile qe më shumë se dy vjet.

Në Siri, në emër të asaj që po quhet luftë e shenjtë, janë vrarë dhjetëra shqiptarë nga të gjitha viset etnike.

Në Kosovë para disa ditësh një grup shqiptarësh u ndalua dhe atyre iu shqiptua masa e arrestit prej një muaji paraburgim për aktivitetet e tyre të dyshimta terroriste jashtë atdheut.

“U kënaqëm”, thotë njëri nga ata që freskohen. “Xhihad dhe freskim”, shton ai buzë pishine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat