Rakic paralajmëron largimin e ‘Adem Jasharit’

Kosova

Rakic paralajmëron largimin e ‘Adem Jasharit’

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 17:59

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakic, ka thënë të enjten se vendosja e vazos së betonit me emrin Adem Jashari në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, është bërë pa lejen e organeve komunale.
Sipas tij, aktivitetet jolegale nuk kontribuojnë në stabilizimin e situatës në Mitrovicë.

“Pres të mbizotërojë arsyeja dhe që organet gjegjëse, para së gjithash policia dhe inspektorati të kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet”, ka thënë Rakic.

Rreth sheshit të ndërtuar mbrëmë nga shqiptarët e veriut ka reaguar edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Ksenija Bozovic, e cila ka kërkuar ndërprerjen e të gjitha ndërtimeve të cilat nuk kanë leje nga Kuvendi Komunal.

“Paralajmërojmë qytetarët se të gjitha punimet ndërtimore pa lejen e Kuvendit Komunal, e cila është përgjegjëse për definimin e pronës komunale, do t’i konsiderojmë jolegale, dhe si të tilla do të largohen nga organet gjegjëse komunale”, ka thënë mes tjerash Bozovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat