“Ka çu Zoti ujë boll për Parkun e paqes”

Kosova

“Ka çu Zoti ujë boll për Parkun e paqes”

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 12:15

Barin e vendosur të mërkurën mbrëma në ‘Parkun e paqes’ mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, punëtorët e Kompanisë ‘Hortikultura’ nga veriu i Mitrovicës, po përkujdesen ta mirëmbajnë që të duket mirë.
Ata sot që nga ora 10:00 me një cisternë janë duke ujitur këtë ‘park’, ndërsa punimet në ndërtimin e sheshit ‘Car Llazar’ kanë pushuar.

Nuk dihet arsyeja e ndërprerjes së këtyre punimeve, ndërkohë që shqiptarët e veriut kanë ndërtuar mbrëmë gjatë natës sheshin ‘Adem Jashari’ në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës.

Gjatë bisedës me njërin nga punëtorët që po ujitnin parkun, pyetëm nëse po harxhohet tej mase uji i pijes dhe si pasojë po shfaqen mungesa të ujit, ai tha se “ka çu Zoti ujë boll edhe për park”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat