Maçaes: Dialogu, ekonomia dhe sundimi i ligjit, prioritetet e Qeverisë së ardhshme

Kosova

Maçaes: Dialogu, ekonomia dhe sundimi i ligjit, prioritetet e Qeverisë së ardhshme

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 08:41

Sekretari i Portugalisë për Çështje Evropiane, Bruno Maçaes, ka thënë se është shënuar progres me pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka shtuar se ka angazhime konkrete që Kosova të afrohet veçmas me Spanjën, si dhe me shtetet e Amerikës Latine dhe ato afrikane. Dialogu me Serbinë, reforma ekonomike dhe sundimi i rendit e ligjit, janë tri prioritetet kryesore me të cilat duhet të merret Qeveria e ardhshme e Kosovës, ka thënë sekretari portugez për Çështje Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat