Ndërtohet sheshi ‘Adem Jashari’ në veri të Mitrovicës

Kosova

Ndërtohet sheshi ‘Adem Jashari’ në veri të Mitrovicës

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 08:08

Banorët shqiptarë të veriut kanë ndërtuar mbrëmë gjatë natës sheshin ‘Adem Jashari’ në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës.
Ata përreth tre orë kanë punuar në këtë shesh, duke vendosur një vazo të betonit me diametër prej 1.5 metra në udhëkryqin kryesor në ‘Lagjen e boshnjakëve’, ndërsa punimet kanë përfunduar rreth orës 2:30 pas mesnate.

“Duam të sensibilizojmë çështjen në mënyrë që institucionet e vendit të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër ndërtimit të sheshit ‘Car Llazar’ dhe bllokimit të rrugës tek ura që po bëhet nga ana e serbëve, ndërsa qëllimisht nuk kemi dashur të bllokojmë rrugën krejtësisht, për të mos e tensionuar situatën edhe ashtu të brishtë”, ka thënë për Kosovapress njëri nga banorët i cili nuk ka dashur ta bëjë emrin publik.

Banorët shqiptarë të veriut bëjnë të ditur, se nëse nuk ndërpriten punimet në sheshin e ashtuquajtur të ‘Car Llazarit, veriut do t’i shtohen së shpejti edhe disa sheshe tjera nëpër lagjet veriore ku jetojnë shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat