Kosova, vendi i parë për të cilin Gjermania luftoi

Kosova

Kosova, vendi i parë për të cilin Gjermania luftoi

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 20:57

Ambasadori gjerman, Peter Blomeyer, në prag të largimit, i është përgjigjur pyetjeve për ndërhyrjet e të huajve në formimin e koalicioneve në vend, integrimet e Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe marrëdhënien e veçantë të Gjermanisë me Kosovën etj.
“Mendoj që ka një marrëdhënie shumë speciale në mes të dy vendeve tona dhe unë kam disa arsye për të menduar kështu. Kosova është shteti i parë për të cilën Gjermania ka hyrë në luftë pas Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur diskutime dhe debate të mëdha për këtë por ka qenë ky intervenim humanitar në kuadër të NATO’s në të cilën ka vendosur të marrë pjesë Gjermania. Kjo është arsyeja pse Kosova është bërë e njohur, prandaj edhe shumë gjermanë edhe në sferën private por edhe politike janë shumë të interesuar për Kosovën dhe duan që Kosova të ketë sukses. Që ky vend të jetë i suksesshëm, jemi shumë të angazhuar. Mendoj se edhe ju kosovarët e ndjeni këtë gjë. Ka edhe aq shumë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe ka një marrëdhënie tejet të posaçme në mes të dy shteteve tona por edhe një miqësi të fuqishme”, tha Blomeyer në një intervistë për transmetuesin publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat