Serbët bllokojnë edhe dy rrugë pranë urës së Ibrit

Kosova

Serbët bllokojnë edhe dy rrugë pranë urës së Ibrit

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 20:19

Mitrovica e Veriut ka jetësuar projektin komual për të bllokuar rrugën kryesore pranë Urës së Ibrit dhe shndërrimit të saj në shëtitore.
Aksioni është udhëhequr nga Marko Gjuric dhe Goran Rakic.

Gjuric, ka akuzuar Edita Tahirin se po shkakton tensione mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Porositë për shkatërrimin e Parkut të Paqes dhe kërcënimet e ndryshme, nuk kontribojnë në zgjidhjen e problemit. Nga ky vend, dua të dërgoj mesazhin se askush, e veçanërisht Edita Tahiri nuk do të largojë asgjë nga ky vend”, ka thënë ai, raporton KTV.

Ndërkaq Edita Tahiri thotë se në bashkëpunim me ndërkombëtarët po kërkohet që t’i bëjnë presion Serbisë për heqjen e barrikadave.

“Mora premtimet se janë në bisedime me Beogradin dhe së shpejti do të hiqen këto barrikada”, ka thënë Edita Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat