Ministri Gashi i prerë : Nuk do të lejojmë ndërtimin e sheshti "Car Llazar"

Kosova

Ministri Gashi i prerë : Nuk do të lejojmë ndërtimin e sheshti "Car Llazar"

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 19:44

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, thotë se Ministria e cila drejton ai e ka përcjellur me vëmëndje fillimin e ndërtimit të sheshit Car Lazar. në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër.
Sipas tij, tentativa për ndërtimin e sheshit Car Lazar konsiderohet ilegale sepse cënon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe nuk është në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjen e Brukselit.
Ai është shprehur i vendosur se ministria e tij do të rrënojë secilin objekt që ndërtohet në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
“Parku si i tillë nuk pranohet, ne si ministri kemi qëndruar atje për të ndërhyrë në rast se tentohet për të filluar ndonjë punim ilegal. Sot, nuk ka ndodhur diçka e tillë, megjithatë mbetet të shihet”, ka thënë Gashi.
Ai madje thotë se drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duhet të i ndalohet hyrja në Kosovë.
“Do të kërkojmë edhe zyrtarisht që edhe Gjuriqit të i ndalohet hyrja në Kosovë “, është shprehur Gashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat