Prokurori kërkon të shpallen fajtorë të pandehurit e rastit `Kleçka`

Kosova

Prokurori kërkon të shpallen fajtorë të pandehurit e rastit `Kleçka`

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 18:23

Gjykata e Apelit e mbajti sot një seancë publike për rastin e ashtuquajtur Kleçka, ku përfshihen dhjetë të pandehur të cilët ishin liruar nga akuzat për Krime të luftës nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 17 shtator 2013. Palëve ju dha mundësia që t’i paraqisnin rastet e tyre. Prokurori special kërkoi nga Gjykata e Apelit që ta modifikojë vendimin fillestar (të instancës së parë) dhe të pandehurit t’i shpallë fajtorë.

Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim lidhur me këtë rast. Pasi shqyrtimit, palëve do t’u dorëzohet aktgjykimi përfundimtar me shkrim pasi të jetë përfunduar, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat