"Komandantët" e LPK-së, hafije të Serbisë, kishin porosinë ta sabotonin luftën

Kosova

"Komandantët" e LPK-së, hafije të Serbisë, kishin porosinë ta sabotonin luftën

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 17:15

Komunistët e djeshëm dhe të sotëm, me ideologjinë e tyre satanike dhe të mykur, propagandën dhe reklamën, e kanë prioritet, parësi. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, komunistët pushtuan mediat dhe shoqërinë civile, duke e vënë tërësisht në shërbim të tyre.
Emërtimet paushalle, politike dhe ideologjike të institucioneve dhe të objekteve të ndryshme, janë shumë subjektive, pa mbulesë profesionale dhe hiç meritore. P.sh., çfarë lidhje ka një pallat kulture me një bujk apo një aeroport me një njeri që nuk ka udhëtuar kurrë me fluturake?!
Anarkia e ngritjes të shtatoreve, emërtimit të rrugëve dhe të shesheve, dekorimet pa mbulesë reale, janë veprime qesharake, joserioze, nivelizim, rrafshim i vlerave, tashmë, është bërë përditshmëri e pushtetarëve profanë politikë. Dallimet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen për dëshmorët dhe heronjtë e luftës, me të njëjtat merita në veprimtaritë e tyre kombëtare, është një turp e krim që nuk mund të fshihet dot.
Nisma e punimeve të autorrugës Prishtinë - Hani Elezit, është i mirëpritur. Shqiptarët e ndarë në shtetet sllave, afrohen më shumë, takohen më lehtë, më shpejt. Distancat, largësitë shkurtohen. Rruga e Kombit është një kryevepër shqiptare. Vlera e saj çmohet realisht nga ata që e kanë përshkuar rrugën e mundimshme, mizerabël, mjerane të vjetër.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat