“Daja i madh” do të përballet me ligjin ndërkombëtar

Kosova

“Daja i madh” do të përballet me ligjin ndërkombëtar

Nga: Hava ORANA Më: 9 korrik 2014 Në ora: 17:08

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi mbeti edhe pa Azem Sylen. Thaçi përveç që mbeti pa qeveri, ai dita ditës po mbetet edhe pa deputetë. Derisa ditë me parë hoqi dorë nga karrigia e deputetes Vlora Çitaku, të mërkurën të njëjtën gjë e bëri edhe Azem Syla. Ai e liroi pozitën e deputetit, vendin e të cilit do ta zë ish deputeti Nait Hasani.

Dorëheqje personale?!

Ish deputeti Syla i cili arriti të rizgjidhet deputet në zgjedhjet e 8 qershorit të këtij viti, të mërkurën e bëri të ditur dorëheqjen e tij, me një deklaratë për media. Ai ka theksuar se këtë hap e ka ndërmarrë për arsye personale.

“Populli i Kosovës tregoi një pjekuri të lart politike në zgjedhjet e 8 Qershorit dhe këto zgjedhje u vlerësuan si zgjedhjet më të mira dhe më të suksesshme në periudhën e pasluftës në Kosovë, edhe nga partitë politike në Kosovë, nga Bashkimi Evropian, SHBA-të si dhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe vendore”, thuhet në deklaratën e tij.

Ai ka falënderuar qytetarët që e votuan dhe e rizgjidhen deputet, ndërsa thotë të ndihet mirë derisa në vend të tij do të hyjë në Kuvend një personalitet me vlera të larta kombëtare dhe politike.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, ju falënderoj nga zemra që më dhatë besimin Tuaj edhe në këto zgjedhje që Unë të ri-zgjidhem deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por sot nëpërmjet kësaj deklarate publike ju informoj që për arsye personale do të tërhiqem nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Ndihem mirë që pas tërheqjes time nga pozita e deputetit, në Kuvend do të futet një personalitet me vlera të larta kombëtare dhe politike”, tha ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat