Prokuroria e Shtetit: Nuk ka asnjë hetim ndaj Enver Hasanit

Kosova

Prokuroria e Shtetit: Nuk ka asnjë hetim ndaj Enver Hasanit

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 14:57

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes kësaj Komunikate informon mediat dhe opinionin në Republikën e Kosovës, se i qëndron pranë Njoftimit të lëshuar me datën 03 janar 2013, se “në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nuk është duke u përgatitur asnjë aktakuze apo janë duke u zhvilluar hetime ndaj Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Enver Hasani, për kohen sa ishte Rektor i UP.

Për më tepër, sipas Prokurorisë dhe me qëllim të informimit sa më të drejtë të opinionit, kësaj komunikate ia bashkëngjisim njoftimin e Prokurorit të Shtetit të lëshuar me datën 03 janar 2013.
`Me datë 23 maj 2014, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar që rasti në të cilin përmendet emri ish Rektorit të Universitetit të Prishtinës, të merret në kompetencë të EULEX-it. Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit konfirmon se nga informatat e siguruara sot nga Zyra e Kryeprokurorit të EULEX-it, se nuk ekziston aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj z. Enver Hasani nga prokurorët e EULEX-it`, thuhet ne njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat