Mbyllet Rasti ‘Kleçka’

Kosova

Mbyllet Rasti ‘Kleçka’

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 14:27

Eshte mbyllur seanca e ankesës së Prokurorisë, kundër aktëgjykimit për rastin Klecka, Fatmir Limaj dhe të tjerët, të cilët u shpallën të pafajshëm. Brenda një kohe të pacaktuar, gjykata pritet të marrë vendimin dhe të thotë fjalën e saj. Prokuroria ka kërkuar rianalizim të provave dhe shpalljen fajtorë të të akuzuarve

Lajmi është konfirmuar nga avokati Tomë Gashi.

' Në Gjykatën e Apelit ka përfunduar senaca e shqyrtimit ë ankesëes së Prokurorisë kundër aktgjykimit lirues për Fatmir Limaj dhe të tjerët. Prokuroria kërkoi të rianalizohen provat dhe të gjithë të akuzuarit të shpallen fajtorë, ndërsa mbrojti tezën se dokumenti kryesorë që vërteton pafajsinë e Fatmir Limaj dhe të tjerve, ështa Aktgjykimi lirues, i marrë në shtatorë të vitit të kaluar. Aktgjykimi lirues përmban rreth 300 faqe. Janë dhënë sqarimet ligjore dhe faktike për cdo pretendim të prokurorisë. Vendimi pritet të sillet për një periudhë të pacaktuar kohore. Gjykatësi nuk ka caktuar datë", tha për transmetuesin piblik, avokati Tomë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat