Thaçi falënderoi ambasadorin Blomeyer për mbështetjen e Gjermanisë

Kosova

Thaçi falënderoi ambasadorin Blomeyer për mbështetjen e Gjermanisë

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 13:00

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, i cili e ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë.

Thaçi ka shprehur falënderimin për bashkëpunimin e mirë të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe për mbështetjen që qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike në Kosovë dhe në ndërtimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës.

Gjithashtu, duke konsideruar Gjermanin si një shtet mik të Kosovës dhe njërin nga partnerët strategjik të saj, Thaçi ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

Ndërsa, ambasadori gjerman e ka falënderuar Thaçin për mikpritjen dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet dhe Qeverinë e Kosovës.

Blomeyer ka theksuar gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në proceset e ardhshme të shtetëndërtimit dhe të agjendës së integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat